Elgit dhe Klea

VIP & Spektakël

Klea Huta dhe Elgit Doda 'kurorëzojnë' martesën

2 Janar 2020, 14:11| Përditesimi: 2 Janar 2020, 14:13

  • Share

Klea Huta dhe Elgit Doda u shndërruan menjëherë në të preferuarit e publikut, pas publikimit të lidhjes së tyre.

Në studion e “Shiko Kush LUAN”, duke iu përshtatur magjisë së festave, Klea dhe Elgiti kanë ‘kurorëzuar’ dashurinë e tyre.

“A pranon ti…”, kanë nisur pyetjet plot humor drejtuar çiftit, ku të dy kanë thënë “Po” për të gjitha.

Nga problemet me gjumin, e deri tek shoqërimi i tij me vajza tërheqëse, çifti kanë treguar se lidhja mes tyre është më e fortë se çdo sfidë tjetër.

Pasi i është vënë një vello në kokë, Elgiti i ka dhuruar një puthje në buzë partneres së tij të zemrës.

Dhe 2020-ta nuk mund të niste më ëmbël se kaq.

Akoma nuk dihet nëse ata kanë plane për një martesë të vërtetë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?