Klea Huta ka treguar detaje të reja nga jeta pas lindjes së djalit të saj Krid. Ajo ka treguar se ka qenë shumë e nevojshme ndihma nga persona të tjerë pas lindjes, duke qenë se ajo periudhë shoqërohet me çrregullime të humorit dhe depresion.
“Ka qenë gjithçka. Pa mamin tim dhe të gjithë pjesëtarët e familjes sime dhe të Elgitit do ta kisha jo të vështirë, por të pamundur për të mos kaluar post partum. Ma kanë bërë shumë të lehtë këtë rrugëtim të ri, më të bukurin në jetë, por dhe shumë i vështirë. E kam kaluar si diçka shumë normale, pa drama dhe pa depresione. Ndryshe nga fillimi i shtatzënisë”, ka shkruar Huta krah postimit të saj në “Instastory”.
Ajo ka treguar gjithashtu se gjatë shtatzënisë shtoi 19 kilogramë, edhe pse tani duket më në formë se kurrë. Pas disa muajve pushim, Klea ka ka vendosur të kthehet në punë me një projekt muzikor. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës së re në “Instastory”, duke pyetur ndjekësit se me kë mendojnë se do të vijë në bashkëpunim.
“Me kë dhe kur?”, ka shkruar Klea duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë rreth rikthimit të saj në muzikë. Kujtojmë se Krid lindi si fryt i dashurisë së Kleas dhe Elgit Dodës.