Burgu '313'

Klejdis Çela emërohet drejtor i burgut 'Jordan Misja' në Tiranë

27 Dhjetor 2022, 11:14| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 11:25

  • Share

Klejdis Çela është emëruar drejtor i burgut ‘Jordan Misja’ i njohur ndryshe si ‘313’-ta në Tiranë. Emërimi i tij ka ardhur në vazhdimësi të ndryshimeve që po ndodhin në institucionet ku të burgosurit vuajnë dënimin. Çela do të zëvendësojë Shpëtim Saraçin i cili do të marrë detyrën e drejtorit të spitalit të burgut. Çela ka mbajtur më herë postin e drejtorit të Qendrës Spitalore të Burgjeve.

Ndryshime më herët janë raportuar edhe në policinë e shtetit, ku drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku ka emëruar drejtues të rinj në qarqe të vendit. Ndërkohë 4 ditë më parë, Helidon Bendo u lirua nga detyra e kreut të SHISH me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, ku arsyetohet se Bendo po përfundonte studimet e tij në SHBA dhe më pas do të ushtronte detyrën e këshilltarit për reformën e institucioneve të sigurisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?