Klement Balili, Prokuroria e Sarandës dhe tenderi i fituar nga vëllai i tij

Kronikë
Top 24

Klemend Balili në burg, kompania e vëllait të tij fiton tenderin për ruajtjen e godinës së prokurorisë në Sarandë

26 Janar 2019, 18:55| Përditesimi: 26 Janar 2019, 19:33

  • Share

Megjithëse njeriu më i kërkuar Klemend Balili u vetëparaqit tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu (SHIKO KËTU) dhe tashmë ndodhet përballë gjykatës, kompanitë e vëllait të tij, Bashkim Balili, nuk kanë pasur asnjë pengesë ligjore për të fituar tendera publike për ruajtjen e godinave të prokurorive në vend.

Më konkretisht në 21 janar 2019, vetëm 6 ditë kur Klemend Balili ishte dorëzuar, kompania e vëllait të tij, “Balili-Ko” ka fituar tenderin për ruajtjes dhe garantimin e sigurisë së prokurorisë në Sarandë.

Tenderi ka një vlerë prej 26 milion lekë të vjetra. Kjo kompani konkuronte e vetme në këtë tender dhe se është shpallur fituese disa herë. Kompania në fjalë zotërohet nga vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili. Kujtojmë që kompanisë “Balili-Co” nga ish-drejtori i policisë Çako iu hoq liçensa për polici private, (SHIKO KËTU) por pas një procesi gjyqësor në gjykatën administrative, kompania arriti të rrëzojë vendimin e ish-kryepolicit Çako dhe të rifillojë sërish aktivitetin e saj tregtar. 

Tenderi i fituar nga vëllai i Klement Balilit

Klemend Balili për më shumë se dy vjetësh është vënë në qëndër të ciklonit, pasi akuzohet nga prokuroria për Krime të Rënda për katër akuza të rënda si: Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim; grup i strukturuar kriminal; fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Komento

Komente

  • dulja: 27/01/2019 05:23

    e c'te keqe ka a eshte i rregulle i vllai apo i beni si ne kohen e enverit arrateseshe njeri dhe interrnoshe gjithe fise cikini keto

    Përgjigju
  • shqip: 26/01/2019 21:57

    ore jeni mir ju po pse se esht klementi trafikant duhet te internohet dhe ter fisi klementit. edhe thoni per enverin ju pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?