Kryesia e kuvendit dhe kërkesa e KLP për buxhet

Kronikë

KLGJ dhe KLP kërkesë Kuvendit për financim: Duam 487 milionë lekë për strukturën

1 Shkurt 2019, 12:17| Përditesimi: 1 Shkurt 2019, 13:39

  • Share

TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i kanë drejtuar një letër Komisionit të Ligjeve në lidhje me financimet për vitin 2019. Report Tv ka siguruar kërkesat e KLGJ-së dhe të KLP-së që i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

KLGJ kërkon 272 milionë lekë për funksionimin gjatë vitit 2019. Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon paga për 144 punonjës. Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon 215 milionë lekë për funksionimin gjatë 2019 dhe një strukturë që arrin në 75 punonjës.

Këto dy institucione kyçe për funksionimin e drejtësisë së re në Shqipëri janë konstituuar në muajin e fundit, ndërsa kërkesa për buxhetin dhe strukturën e punonjësve që kërkojnë pritet që të diskutohet në vijim nga Komisioni i Ligjeve.

Kërkesa e KLP për buxhet drejtuar kuvendit

( Kliko këtu ) dokumenti mënyra e funskionimit dhe kërkesa e KLGJ për buxhet drejtuar kuvendit

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?