Në dhjetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të përtërihet me 3 anëtarë të rinj nga radhët e gjyqtarëve. Tre vendet vakante nga rradhet e gjyqtareve i përkasin Brunilda Kadi, Medi Bici dhe Ilir Toska.
Përmes një apeli KLGJ ka bërë thirrje për çdo gjyqtar, veçanërisht ata që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar që të aplikojnë.
Afati i fundit i kandidimit, sipas thirrjes së shpallur përmes njoftimit publik nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, është data 3 shtator 2021.
Njoftimi i KLGJ:
Këshilli inkurajon çdo gjyqtar, veçanërisht ata që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, të shprehin interesin për të qenë pjesë e KLGJ-së! Në dhjetor, KLGJ do të përtërihet me 3 anëtarë të rinj nga radhët e gjyqtarëve. Kjo është një mundësi, një thirrje për të kontribuuar në konsolidimin dhe zhvillimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm, transparent dhe të përgjegjshëm në drejtësinë që të gjithë duam, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre, drejtësinë që pret e meriton çdo qytetar i këtij vendi!
Mos hezito! Bëhu pjesë e ndryshimit që nisi me reformën në drejtësi! Bëhu pjesë e garës për të qenë anëtar i KLGJ-së! Afati i fundit i kandidimit, sipas thirrjes së shpallur përmes njoftimit publik nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, është data 3 shtator 2021. Tre vendet vakante nga rradhet e gjyqtareve i perkasin Brunilda Kadi Medi Bici dhe Ilir Toska.