Këshilli i Lartë i Gjyqësor edhe një herë ka heshtur ndaj sulmeve të ripërsëritura të Sali Berishës ndaj drejtësisë, edhe pse ish-Kryeministri i pandehur për aferën “Partizani”, i ka intensifikuar akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.
Një heshtje e çuditshme, pasi KLGJ nga ana tjetër, me të drejtë, ka reaguar ndaj sulmeve të Kryeministrit Edi Rama për gjyqtarë lidhur me vendime që sipas tij favorizojnë zaptuesit e territorit, kundër shtetit.
Madje, më 18 gusht, pasi u paraqit në SPAK për të firmosur, Sali Berisha ka sulmuar dy qeveritë e gjyqësorit, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor se nuk po mbronin me forcën e duhur magjistratët nga sulmet e Edi Ramës.
Por teksa Berisha thotë se ‘shqetësohet’ kur Rama sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, vetë sulmon institucionet qeverisëse të drejtësisë pse nuk reagojnë dhe nga ana tjetër nuk bën asnjë hap pas, kur ndodhet përpara dyerve të SPAK.
Sulmet e tij të egra nuk kanë kursyer asnjë nga prokurorët e gjyqtarët që kanë pasur në dorë dosjen e tij të aferës “Partizani”.
Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, kanë dëgjuar dhe vazhdojnë të dëgjojnë akuza, etiketime, sulme dhe fyerje nga lideri i opozitës.
Por çfarë bëjnë qeveritë e magjistratëve në këto raste? A reagon KLGJ dhe KLP sa herë që Berisha del i pandehur nga SPAK dhe sulmon?
Përveçse një reagimi para 9 muajsh të KLP (nëntor 2024) dhe në rastin e KLGJ para gati më shumë se një vitit e gjysmë, (mars 2024) dy institucionet kanë heshtur përballë sulmeve të papërmbajtshme të Berishës, në mënyrë sistematike dhe të intensifikuara.
Madje edhe në një rast kur Berisha nxori publikisht foton e gruas se Altin Dumanit, duke ia rrezikuar edhe jetën, nuk pati reagim nga KLP në mbrojtje të prokurorit, drejtues të SPAK.
A kemi të bëjmë me dy standarde? Mbrojtje sa herë kritikon qeveria dhe imunitet kur sulmon opozita? Analistët e shohin kështu.
“Gjykata e ka më të lehtë për t’iu kundërvënë dhe për të kritikuar Kryeministrin, se sa Sali Berishën. Sepse e ka frikë”, shprehet juristi Kreshnik Spahiu.
Komente

Sali Berisha i u din hollesisht poshtersite e krimet e nje pjese te madhe te personaliteteve qe drejtojne kupolen e drejtesise.Ose jane te perfshire ne krime ose jane te blere. Sigurisht eshte urgjente qe ky problem te gjeje zgjidhje.Kjo kupole drejtesie duhet hetuar nga organet qe I kane ne vartesi.Nuk besoj se jane te pa koregjushem,te pandeshkushem...
PërgjigjuJo more jo, po saliu ua ka te dukumentuara te tera zullumet gjyqtareve e prokuroreve, bashke i nxoren uje te zi shqiperise e shqipetareve prandaj rrine sys e sndihen. Kurse Edi Rama seshte shoku i tyre dhe kete e di shumica e shqipetareve prandaj i dhane voten. Per mendimin tim asnje ne sistemin tone te drejtesis nuk vlen.
PërgjigjuSepse Berisha ka 12 vite ne opozite, nuk eshte me i rrezikshem se nje qe ka 12 vite ne pushtet..
Përgjigju