KLGJ kualifikon Dariel Sinajn për anëtar të Gjykatës së Lartë

17 Nëntor 2020, 09:15| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 14:32

  • Share

TIRANË - Dariel Sina pritet të jetë gjyqtari i katërt që do të plotësojë vakancat në Gjykatën e Lartë e cila prej disa kohësh funksionon pjesërisht me vetëm tre gjyqtarë nga 19 që duhet të ketë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë dritën jeshile kandidaturës së Dariel Sinës për tu bërë gjyqtar i lartë dhe tani ai do t'i nënshtrohet pikëzimit e më pas emërimit dhe drekretit të presidentit.

Aktualisht Sina mban postin e komisionierit publik pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, institucion i cili përfaqëson interesin publik pranë subjekteve prokuror e gjyqtar që kryejnë kontrollin e pasurisë, moralit dhe anës profesionale.

Sina ka fituar të drejtën për të vazhduar garën për gjyqtarë i lartë me vetëm një votë në favorë të tij, ku nga 9-të anëtarë të KLGJ-s 5 kanë votuar pro dhe katër kanë votuar kundër.

Sina garoi në listën e juristëve të shquar dhe shoqërisë civile, ndërsa pritet që proçesi përzgjedhjes për të, të zgjasë deri në fund të vitit.

Gjykata e lartë duhet të ketë 19 gjyqtarë dhe aktualisht ka vetëm tre, mes tyre nën kryetarin me kompetencat e kryetarit Sokol Sadushin, anëtarin Ervin Pupe dhe anëtarin Ilir Panda.

Me plotësimin me gjyqtarë të gjykatës së lartë pritet të plotësohet edhe gjykata kushtetuese me tre gjyqtarë shtesë, të cilët përzgjidhen nga radhët e gjyqtarëve të lartë.

Ndërsa përzgjedhja e Dariel Sinën Gjyqtar i Lartë do të krijojë vakancë në një tjetër institucion të rëndësishëm sic është komisioneri publik, i cili pritet të rihap garën për të zgjedhur komisionerin e dytë pasi mbetet në detyrë vetëm Florjan Ballhysa.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?