Sokol Ngresi

KLGJ propozon Sokol Ngresin, Gjykata e Lartë pritet të bëhet me 13 anëtarë

29 Maj 2022, 13:15| Përditesimi: 30 Maj 2022, 14:15

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar presidentit emrin e gjyqtarit Sokol Ngresi për ta emëruar si gjyqtar të lartë. ReportTv mëson se propozimi është bërë në mbledhjen e datës 27 Maj në KLGj, ndërsa pritet dekretimi i Ngresit nga presidenti Ilir Meta për të qenë gjyqtari i 13-të në gjykatën e lartë.

Pas dekretimit të Dariel Sinës në gjykatën e lartë, ky institucion ka 12 anëtarë nga 19 që duhet të ketë, ndërsa me emrin e Ngresit do të shkojë në 13 anëtarë.

Ngresi aktualisht është në Apelin e Vlorës, ndërsa pak javë më parë u çertifikua edhe nga Kolegji i Posacëm i Vettingut. Me arritjen e kuroumit të mbledhjes së gjyqtarëve gjykata e lartë pritet të përzgjedhë edhe tre gjyqtarët kushtetues.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?