Ndërsa gjykatat janë zbrazur nga procesi i vettingut dhe më shumë se 100 mijë dosje kanë mbetur stok, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përgjegjës për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, ka njoftuar se 17 studentët që ndjekin Shkollën e Magjistraturës janë kualifikuar, duke marrë kështu statusin e kandidatit për gjyqtar.
Njoftimi i plotë i KLGJ-së:
Sot, në datë 26.10.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Në kuadër të përgjegjësive që ka lidhur me rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, Këshilli, në vijim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024, profili gjyqtar, vendosi kualifikimin e 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatëve:
• Znj. Ornela Troplini;
• Z. Elvis Tosuni;
• Znj. Enxhi Bushi;
• Znj. Marena Panda;
• Z. Ilmi Leka;
• Znj. Denisa Laçi;
• Znj. Elona Musai;
• Znj. Enxhi Tamburi;
• Znj. Marinela Prifti;
• Znj. Miglena Tabaku;
• Z. Brikel Toma;
• Znj. Valmira Fejza;
• Znj. Elsa Gjini;
• Znj. Malbora Selgjeka;
• Znj. Elsona Fezollari;
• Znj. Anisa Likaj;
• Znj. Zoica Strora.