Do të duhet të ishte gjykata më e rëndësishme për luftën kundër korrupsionit, por në 15 muaj nuk ka ende asnjë kandidim.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë thirrje për të shtatën herë për 6 vendet e lira në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që ende nuk ka asnjë aplikant për të qenë pjesë e saj. Gjyqtarët refuzojnë që të bëhen pjesë e GJKKO-së. Report TV ka siguruar ftesën e KLGJ-së për të 7 herë drejtuar gjyqtarëve.
Po ashtu edhe për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për dy pozicione të lira, të rihapura me Vendimet e Këshillit, nr. 28 dhe nr.29 datë 25.01.2021 nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Edhe më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor u ka bërë thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar duke u konfirmuar në detyrë nga vettingu, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të mandatit, i garantohet e drejta për t’u caktuar në një detyrë tjetër të barabartë ose të përafërt.