KLGJ vendos zhvillimin e seancave pa median e publikun! Avokati Vishaj për Report Tv: Seanca është publike, ndryshe quhet e pavlefshme

1 Shtator 2020, 14:09| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 14:33

  • Share

Avokatët i kërkojnë Këshillit të Lartë Gjyqësorë që prej katër shtatorit kur gjykatat të nisin seancat të hapin dyert për publikun dhe mediat.

Në një intervistë për Report Tv kreu i avokatëve penalist Saimir Visha tha se një seancë pa publik është e pavlefshme.

"Seanca pavarësisht se jemi para një akti normativ apo vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor konsiderohet e pavlefshme. Nuk mund të konceptohet seanca gjyqësore, sidomos seanca gjyqësore të shkallës së parë të zhvillohen me dyer të mbyllura. Është jashtë procedurale, pavarësisht nga pandemia. Të dy dispozitat edhe neni 399 dhe 340 të Kodit të procedurës Penale nuk e përjashtojnë median nga publikimi i seancave", tha Visha.

Ndalur tek prania e medias Visha sqaroi se gjyqësori s'mundet që me shkakun e pandemisë të mbyll dyert.

"Ajo që është ligjore është ligjore. Ne për respektimin e ligjit po flasim. Ligji procedural penal lejon zhvillimin e seanca publike duke përjashtuar seancat për të miturit dhe kur vihen në cenim siguria e pjesëmarrësve në lidhje me dëshmitarët e mbrojtur, vetëm në këto raste mund të zhvillohen pa publik e media . Në lidhje me pandeminë kemi masa mbrojtëse ku dhe vete publiku mund të hyjë më maska dhe me respektim distance", tha Visha.

Referuar kodit të procedurës penale përkatësisht nenit 339 që flet për publicitetin e seancës në tre nenit e tij thuhet: Seanca gjyqësore është publike, përndryshe quhet e pavlefshme. Nuk pranohen në seancë të miturit nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe ata që janë në gjendje dehje, intoksikimi ose çrregullimi mendor. Ndalohet prania në seancë e personave të armatosur, me përjashtim të pjesëtarëve të forcave të ruajtjes së rendit.

Por paçka këtij parashikimi ligjorë e shkruar e bardha mbi të zezë, shumë gjyqtarë zhvillojnë seanca me dyer të mbyllura duke shkelur ligjin.

Vendimi i KLGJ

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?