KLGJ zgjedh gjyqtarët që marrin në dorë dosjen e bujshme pas 'shkrirjes' së Krimeve të Rënda!

18 Dhjetor 2019, 16:58| Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 18:44

  • Share

TIRANE- Përzgjidhen 18 gjyqtarët që do të jenë pjesë e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe që do të hetojnë dosjet e SPAK. Këta gjyqtarë vijnë nga rradhët e Krimeve të Rënda ku shprehën vullnet për të qene pjesë e kësaj gjykatë duke qënë se prej 19 dhjetorit gjykata e Krimeve të Rënda do të mbyllet përfundimisht.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë u votua për caktimin e 5 gjyqtarëve të përhershëm, mes të cilëve ishin Albana Boksi, Nertina Kosova, Saida Dollani, Dhimitër Lara si dhe Sokol Binaj.  Ndërkohë, u caktuan në mënyrë të përkohshme edhe 13 gjyqtarët: Nure Dreni, Daniela Shirka, Etleva Deda, Flora Haredinaj, Ilirjana Olldashi, Irena Gjoka, Marsela Balili, Miliana Muçaj, Ardit Mustafaj, Bib Ndreca, Fran Prendi, Klodiana Kurushi si dhe Sandër Simoni.

Pjesë e rendit të ditës e mbledhjes së KLGJ ishte dhe transferimi i gjyqtarëve të tjerë të Krimeve të Rënda që nuk shprehën dëshirë për të qenë pjesë e Gjykate së re. këta gjyqtarë do të ushtrojnë detyrën në gjykatat e rretheve, konkretisht:  Dhurata Haverin kalon në gjykatën e apelit Durrrës, Fehmi Petkun në gjykatën e apelit Durrës, Xhevalin Pernoca gjykatën e apelit Korçë, Gurali Brahimllari gjykatën e apelit Vlorë, Idriz Mulkurti gjykatën e apelit Durrës , Luan Hasneziri gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës. 

Ndërsa për gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, këshilli miratoi transferimin e tij në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jorgo: 18/12/2019 19:04

    Jam plotesisht dakort por Bashkia duhet ta organizoje kete veprim shume te drejte dhe banoret duhet te kontribojne.Pra jo vetem heqja e depozitave por te ndihmoje me organizim per zgjidhjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?