Venezueliania u hodh nga dritarja, sherri me klientin zbulon bazën e prostitucionit me vajza të huaja në Durrës

6 Mars, 14:09| Përditesimi: 6 Mars, 16:55

  • Share

Ismet Zoto, 39 vjeç, edhe pse u tha hetuesve në Durrës se ishte në shtëpinë me qira të vajzës nga Venezuela, Darjana Linares, e cila u hodh nga dritarja e katit të dytë dhe ra mbi një tendë, pasi me të kishte nisur një marrëdhënie sentimentale prej pak kohësh dhe se ishin njohur në rrethana rastësore, në fakt aty ishte si klient.

Policia e Durrësit, një ditë pas ngjarjes, ka mundur të zbardh gjithçka fshihej në godinën në lagjen nr. 2 të Durrësit. Në hetim janë marr 5 vajza, mes tyre 22-vjeçarja Linares dhe shoqet e saj me origjinë nga Kolumbia, Venezuela dhe Spanja, pasi dyshohet se në të njëjtën banesë ushtronin prostitucion dhe ambientin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Ato janë nën akuzë për 3 vepra penale prostitucion, mbajtja e lokaleve për prostitucion dhe përshtatja e lokaleve për përdorim droge. Në gjendje të lirë po hetohet edhe shijakasi Zoto, nën akuzë për dëmtime të tjera me dashje. Ky i fundit pasi kishte mbërritur në banesën e vajzave të huaja, ka nisur debatin me Darjana Linares për radhën se cili do të bënte dush në tualet, i cili u pasua me dhunë fizike nga të dyja palët.

39-vjeçari dhe 22-vjeçarja kanë qëlluar njëri-tjetrin me shpulla e shkelma dhe fill pas kësaj e reja ka tentuar të largohet nga dritarja e dhomës, duke menduar të zbres përmes një tende lokali në katin e parë. Por, pasi e pa veten mbi tendë, nga frika kërkoi ndihmë dhe policia e zjarrfikësit pasi e zbritën, u shoqërua në spital në gjendje të rëndë psikologjike.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 06/03/2024 16:08

    20 vjet shpejt e keni zbulu

    Përgjigju
    • lushka: 06/03/2024 18:09

      opo nuk do mend nje gje e tille. por le ti legalizojne e ti mbikqyrin se keshtu vater infeksioni...

    • Or tej: 06/03/2024 16:17

      Nuk ngeli durrsak pa shku aty or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?