Klima e biznesit, presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço: Të ulen tensionet politike, më shumë punë ndaj korrupsionit (VIDEO)

15 Tetor 2020, 18:43| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 18:59

  • Share

Shqipëria e ka 5 fishuar tregtinë me SHBA-në por përsëri mbetet larg objektivit të dy shteteve. Për periudhën janar-gusht vendi ka importuar nga Amerika 5.9 miliardë lekë dhe ka eksportuar drejt saj 1.9 miliardë lekë. Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço tha se sfidat ekonomike janë të shumta për bizneset amerikane në vendin tonë.

“Duhen praktika të qarta dhe siguri ligjore për biznesin, uljen e korrupsionit dhe rritjen e transparencës, konkurrencës së ndershme dhe një sistem gjyqësor funksional, më pak kriza politike dhe më shumë bashkëpunim. Këto janë çështje që ndikojnë në klimën e biznesit dhe vazhdojnë e prodhojnë sfida. Ka ardhur koha që kompanitë amerikane të ndërtojnë filialet e tyre në Shqipëri, nga këtu të eksplorojnë tregun e tregut rajonal”, u shpreh Jaço.

E pranishme në takimin e asamblesë vjetore të dhomës Anila Denaj tha se duhet ende punë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.

“Klima e biznesit në Shqipëri është dhe duhet të jetë në fokus të gjithë institucioneve. Duke qenë këtu si përfaqësuese e Qeverisë, dua të theksoj angazhimin që përpjekja dhe puna për të përmirësuar klimën e biznesit nuk do të mungojë. “Ne nuk do të reshtim së promovuari potencialet e vendit dhe bërjen e tij sa më tërheqëse për investitorët e huaj” u shpreh Ministrja.

Të dyja palët kanë lerësuar si tepër të rëndësishëm firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit mes vendeve, që sipas tyre do të rrisë investimet këtu.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?