Në anën tjetër të botës, në hemisferën jugore, është verë por që në Antarktidë temperaturat të jenë ato të pranverës, është një gjë e çuditshme.
Një rekord i ri me 18.3 gradë është regjistruar në tokën e akullit nga stacioni Esperanza, i vendosur në majën veriore të gadishullit.
Rekordi i mëparshëm prej 17.5 gradë, i vendosur vetëm pesë vjet më parë në mars, është thyer.
Gjithashtu në zonën e stacionit Marambio, matjet fotografojnë një situatë të pazakontë: 14.1 gradë, një rekord për muajin shkurt që nga viti 1971.
Antarktida, kontinenti më i ftohtë në botë, i rrethuar nga tre oqeanet e hemisferës jugore po përjeton një sezon të paparë, i cili ushqen shqetësime për ngrohjen globale.