Shëndeti

Klinika 24/ Dr.Ledio Bregu, Shef i Departamentit të Radiologjisë në Spitalin Hygeia: Falë teknologjisë dhe kapjes në kohë, sot sëmundjen onkologjike mund të kurohen

1 Mars, 20:40| Përditesimi: 1 Mars, 21:07

  • Share

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Dr. Ledio Bregu, mjek Onkolog, Radioterapeut, Shef i Departamentit të Radioterapisë pranë Spitalit Hygeia.

Që nga kohët e mëparshme ka ndryshuar shumë trajtimi i pacientëve me kancer, sipas doktorit dhe ecuria e sëmundjes, disa janë të trajtueshme e madje të shërueshme.

Duke dalë metoda të reja dhe duke u futur imunoterapia, sot jemi më përpara më sëmundjen sec ishim disa kohë më parë.Teknikat sot janë avancuar, por radioterapia sot ndihmon shumë për shkak të zhvillimit teknologjik që e ka ndihmuar shumë që të bëj të mundur trajtimet.

Radioterapia sot ka në fokus rezatimin, duke patur efekt në shumë diagnoza. Është parë me aparatin që kanë mjekët sot, rezultati ka qenë shumë eficent edhe pse varet nga stadi.

Studimet thonë se sa më shpejt të jepet trajtimi, aq më shpejt rezulton efikas ndërhyrja. Dhe imunoterapia ka shumë efekt dhe pacienti merr një rezultar shumë të mirë sipas doktorit.
 

Ora 20:46
Klinika 24/ Mjekja Adela Perolli: Ja si të sfidoni plakjen dhe të mbeteni të rinj

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore  Doreada Mio, ishte Doktoresha Adela Perolla, mjeke hematologe, e cila foli për një temë si fiksimi për një rini të përjetshme.

Aktualisht sipas mjekes është një fiksim për t’u dukur të rinj sesa për të qenë të rinj. Është vënë re se personat e sëmurë duken më të vjetër sesa ata që janë të shëndetshëm.Kemi disa lloj genesh që diku janë në gjum, apo të ndezur.

Ka disa gene që sipas epigenetikës janë të trashëguara dhe plakja ose jo varet nga to.Regjimi ushqimor është shumë i rëndësishëm, sidomos përdorimi i sheqerit, alkoolit dhe kripës.

Nëse një njëri bën një dietë të rregull, mundet t’a shtoj jetëgjatësinë e tij, kjo e kombinuar dhe me aspektin genetik.

Ulja e stresit dhe regjimi i rregullt, ndalon procesin e plakjes dhe kjo ndikon shumë në këtë proces. Ekuilibri ushqimor dhe aktiviteti fizik janë çelësi sipas mjekes.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: