Klinika 24/ Konsulentja e gjidhënies, Zamira Bolani: Të gjitha nënat kanë qumësht gjiri, e rëndësishme edukimi e parapërgatitja që në shtatzani

4 Shkurt, 14:44| Përditesimi: 4 Shkurt, 17:13

  • Share

E ftuar në emisionin Klinika 24, me autore dhe moderatore Doreada Mio, ishte Zamira Bolani, konsulete gjidhënie e cila foli për rëndesinë e edukimit dhe parapërgatitjes së nënës përpara se të lindë bebi, që në shtatzani.

Këshilltarja e gjidhënies është një figurë e certifikuar që ndihmon nënën në procesin e gjidhënies që nga shtatzania e deri në ardhjen e bebit. – e nisi bisedën ajo.

Më pas u  ndal dhe sqaroi disa nga frikërat e nënave të reja si: A do të kem qumësht? apo A  do të ngopet bebi ? Problemet fillojnë që me  kapjen si duhet të gjirit  dhe shtrydhjen e kulloshtrës, ka shumë faktore një nga ata është edhe  mënyra si ka ardhur në jetë bebi.

“Të gjitha nënat kanë qumësht  gjiri ,  disa kanë më pak nëse vuajne nga disa sëmundje si diabeti apo ovari policistik. Por ajo që ka rëndesi është-“Të njohësh gjirin, të dish ta prekësh dhe të shrydhësh kulloshtren nga një staf i kualifikuar  duke filluar nga java e 37  e shtatzanisë .Kulloshtra është si vaksina e parë e bebit ajo mund të ruhet në ngrirje në frigorifer  dhe mund të përdoret  6 muaj"- tha Bolani.

Në fund të emisonit ajo këshilloi edhe një herë ; edukimin dhe përgatitjen e nënës, shtrydhjen e kulloshtrës dhe pozicionimin si duhet të bebit për të shmangur të gjitha problematikat që vijnë më pas si mbledhja e gjirit apo mosngopja e bebit me qumësht.

"Degjoni instiktin tuaj prej nëne"-beri thirrje ajo

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?