E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Dr.Shk. Teuta Haveri, Kirurge Oftamologe nga Klinika e Syrit Hygeia.
Ajo foli për mundësitë që kanë sot pacientët për eliminimin përfundimisht të syzeve, duke përdorur lazerin.
“Për fat të mirë aparaturat që ne kemi në dispozicion, na e mundësojnë eliminimin përfundimtar të syzeve, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt. Ajo që është e rëndësishme, është që ndërhyrja me lazer të paraprihet nga një ekzaminim i saktë i strukturës së syrit. Falë stafit infermieror shumë të përgatitur, procedura kryet në mënyrë shumë efikase dhe profesionale, duke garantuar maksimumin e sigurisë. Faza pos operatore është gjithashtu një proces shumë i lehtë, ku pacienti rikuperon në kohë dhe i rikthehet jetës normale shumë shpejt”, shprehet ajo.
Gjithashtu Haveri u ndal dhe tek Katarakta, ose ajo që quhet perdja e syrit. Falë teknologjisë, ndërhyrja bëhet me ultratinguj, çka do të thotë se rehabilitimi është shumë më i shpejtë, që në orët e para pas operacionit dhe pastaj çdo ditë vjen duke u pastruar mjegulla që pacienti ka tek sytë.
I ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte edhe psikoterapisti Skedi Zahaj, i cili foli për vetëvrasjen tek adoleshentët dhe ngjarjen e fundit, kur një adoleshente i dha fund jetës.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që personi që shfaq tendenca të tilla, të dëgjohet nga specialistët, duke u ndihmuar që të zgjidhi problemit me praninë e tyre. Mesazhi është që nuk duhet heshtje për këtë gjë, por të flitet sa më shumë dhe të gjendet një zgjidhje.
“Në adoleshencë për shkak të një egocentrizmi, shpesh adoleshentët duan të marrin vëmendjen e familjes apo shoqërisë dhe shkojnë në këtë akt ekstrem”, shprehet ai ndër të tjera.
Psikoterapisti tha se në fillim janë mendimet vetëvrasëse, më pas qëllimi dhe në fund akti vetëvrasës që ndërmerret.
Sipas tij, një faktor i vetëm nuk e shpjegon dot aktin ekstrem, por varet nga disa faktorë kompleks. Gati 90% e adoleshentëve që kryejnë flijim vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, probleme psikiatrike, ose përdorin substanca.
Një tjetër pikë është dhe bullizmi, sikurse ajo që njihet si bullizmi kibernetik (online).
Sipas mjekut, është shumë e rëndësishme që të kërkohet ndihmë që në fazat e hershme, në mënyrë që të parandalohet, më mirë sesa të kurohet problemi.
Komente

Doctoresha okuliste shprehet se hiqen syzet ,rregullohet shikimi perfundimisht.Behet,por eshte e keshillueshme per ato qe kane nr te madh,por mbas disa viteve,edhe keture i lindin probleme.Ndersa ato qe duan te heqin syzet per lexim,i besdisin etj,i keshilloj te mos e bejne kete tip nderhyrje.
Përgjigju