Të ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte doktor Bahadir Celep, shef i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme, pranë Spitalit Hygeia dhe doktoresha Erjona Sinani, kirurge e përgjithshme.
Si çdo muaj mars, ata folën për kancerin e zorrës së trashë, apo siç njihet ndryshe, kanceri kolorektal. Sipas mjekut, është e rëndësishme të flitet për këtë lloj kanceri, pasi zakonisht kap moshat e vona, dhe kohët e fundit është vënë re se është ulur mosha.
Ky është kanceri më i përhapur në botë dhe saktësisht i renditur i dyti. Sipas mjekut, gjenetika luan rol të ndjeshëm, por me rëndësi është dhe stili i jetesës së personit, jeta sedentare, aktiviteti ditor, mënyra e të ushqyerit, konsumi i cigareve dhe i alkoolit.
Mjeku e vuri theksin se nëse njerëzit do konsumonin më shumë ushqime vegjetariane, do ishin më të mbrojtur nga ky lloj kanceri.
”Konsumimi i ushqimeve të procesuara apo dhe i mishit në sasi të mëdha, është gjithashtu faktor”, shtoi Celep.
Nga ana tjetër, doktoresha Sinani shtoi se trajtimet e pacientëve në Spitalin Hygeia bëhen me një ekip multidisiplinar të përkushtuar, ndërsa e veçanta është se kirurgjitë bëhen më mënyrë laparoskopike nga stafi, me eksperiencë të jashtëzakonshme.
Nëse dikush në familja ka këtë lloj kanceri, duhet të bëhen kontrollet e herë pas hershme që të parandalohet në kohë kanceri i zorrës së trashë.
Doktoresha tha se nëse pacientët kanë fryrje të barkut, dhimbje barku herë pas herë pas vakteve të rënda, probleme gjatë defekimit apo gjakrrjedhje, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku për analiza të mëtejshme, për të marrë sa më shpejt diagnozën që të ketë mundësi të kurohen.
Çfarë është sindromi metabolik dhe si mundemi të parandalojmë?
E ftuar në studio për këtë çështje shëndetësore, në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Albana Daka, mjeke laboratori dhe nutricioniste.
“Sindromi metabolik së pari është një shqetësim që vendoset pas një mbipeshe apo obeziteti, që kur instalohet me kalimin e viteve është një inflamacion kronik për trupin dhe krijon probleme në organizëm, duke sëmurur organet kryesore si zemra, apo problematika me yndyrnat, prekje të mëlçisë, dhjamosje organesh, veshje të pankreasit dhe rezistencë insulinike, që janë dhe fazat e para të diabetit të tipit 2”, shpjegoi mjekja.
Me rritjen, bën një obeziteti të nisë që në fëmijëri, duke instaluar sindromin metabolik, duke pasur tendencë më të madhe tek meshkujt. Organi i fundit që prek sindromi metabolik, sipas mjekes Daka, janë veshkat.
Aktiviteti fizik, jeta sedentare, vlerat e tensionit, të sheqerit, janë tregues që tregojnë se sindromi metabolik ka nisur të veprojë, duke ndikuar direkt dhe në funksionin e veshkave, që më pas kërkon asistencën e mjekut.
Daka tha se rekomandohet që të bëhen here pas here dhe analizat e gjakut, për të parë dhe aty parametrat, pasi janë tregues të pashmangshëm.
Komente
