Shëndeti

‘Klinika 24’ nis rrugëtimin në Report Tv, çdo të shtunë në orën 20:00 / Doreada Mio rrëfen risitë e emisionit dedikuar shëndetit

15 Shtator 2023, 13:09| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 13:30

  • Share

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte moderatorja e emisionit më të ri në Report TV, Doreada Mio, e cila nga kjo e shtunë në orën 20:00, nis emisionin e saj “Klinika 24”. Pas një karriere 20 vjeçare si gazetare dhe 13 vite nën drejtimin e emisionit “Klinika 24”, moderatoren e njohur e gjejmë në televizionin  më të mirë informativ Report TV, ku çdo të shtunë në mbrëmje do të vazhdojë një nga emisionet më të kërkuara nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

”Emisioni do të jetë një klinikë 24 orë e hapur për të gjitha problematikat shëndetësore të njerëzve, duke patur në panel ekspertët më të mirë të fushave të ndryshme, që kanë të bëjnë me atë që ne e quajmë pasurinë tonë, shëndetin” u shpreh moderatorja në fillim të bisedës.

”Pas pandemisë, ne kuptuam sa rëndësi ka shëndeti dhe se gjërat e tjera kalojnë në plan të dytë, prandaj nevoja e këtij emisioni është esenciale” theksoi ajo. Edhe pse jetën e ndan midis Beogradit dhe Tiranës, Doreada është shumë e fokusuar në këtë emision që nis të shtunën, pasi sipas saj misioni që ka për të orientuar audiencën me këshilla shëndeti është një domosdoshmëri në këto kohë.  

“Sot pjesa më e madhe e njerëzve kur kanë një problematikë shëndeti, shohin në google, por aty ka shumë infomacion që shpesh nuk është i filtruar, ajo që ne do bëjmë në emision është që informacioni do të filtrohet nga ekspertët dhe mjekët më të mirë të shëndetit” shtoi Doreada. E pyetur nga moderatorja për risitë e emisionit, ajo tha se përveç misionit që ka tradicionalisht për të informuar, këtë vit do të ketë një rubrikë të re, e cila do të quhet “Shpresë në 5 minuta”, ku do të flitet për studimet më të fundit, teknologjinë mjekësore, të rejat e fundit nga mjekësia, vaksinat, etj, për t’a kthyer fokusin tek informacioni i qytetarëve.   

“Po jap disa detaje për emisionin e parë, do flasim për këtë periudhë gripale, apo për një rikthim të virusit të covidit, ku do të kemi të ftuar dy zonja të nderuara si Najada Çomo dhe Silva Bino” tha Doreada, duke theksuar se nga kjo e shtunë, njerëzit do të kenë një hapësirë shumë utilitare për të gjitha moshat, sa i takon shëndetit.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?