Bardh Spahia, Nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Kronikë

Klinikat dentare dyfishojnë çmimet, PD: Qeveria, bashkëpërgjegjëse me heshtjen e saj

24 Janar 2019, 16:11| Përditesimi: 24 Janar 2019, 16:50

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të Udhrit të Stomatologëve për të rritur çmimet e shërbimeve dentare në vend me 100%. Nënkryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë se është përfshirë në këtë vendim “të paligjshëm” dhe “korruptiv” me heshtjen e saj.  Ai akuzoi konkretisht Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë.

Qeveria është përgjegjëse, sepse ka heshtur pas këtij urdhri të paligjshëm, korruptiv dhe abuziv. Ministria e Financave është informuar zyrtarisht që lista e çmimeve të reja të paligjshme të zbatohet në kasat fiskale, por nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar. Po kështu Ministrja e Shëndetesisë, e cila është e zënë me propagadën e shëmtuar për të paraqitur spitalet e Shqipërisë si spitalet e zvicrës, ka mbyllur një sy për urdhrin e paligjshëm që bie në kurrizin e çdo shqiptari.    

Bardh Spahia, Nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Spahia u shpreh se presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhrin e Stomatologut, pasi nuk i jep të drejtë këtij të fundit të vendosë cmime për shërbimin që dentistët u japin qytetarëve.

Me një vendim të paprecedentë, të paligjshëm, abuziv, presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda. kandidati për deputet i Edi Ramës në Pukë,  urdhëron dentistët të rrisin gati dyfish çmimet për 13 shërbime. Janë shërbimet që kryejnë më së shumti qytetarët, përfshirë edhe mbushjen e dhëmbëve, vënien e protezave dhe deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.Ky organ ka si mision ligjor ruajtjen e standardeve të larta në këtë profesion e sidomos mbrojtjen e pacientëve nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut. Shtatë kompetencat e Urdhrit janë në funksion të këtij misioni.  Në asnjë pikë nuk figuron e drejta për të vendosur dhe caktuar çmime! 

Kjo është shkelje jo vetëm e parimeve të Urdhrit, por edhe e ligjit. Për këtë kandidati i PS, Nikollë Deda duhet të mbajë përgjegjësi, pasi ka nxitur në mënyrë të paligjshme vendosjen në treg të cmimit monopol, duke cënuar rëndë konkurencën.

Bardh Spahia, Nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Spahia i bëri në fund thirrje dentistëve që të mos zbatojnë një vendim të paligjshëm duke rritur artificialisht çmimet për qytetarët shqiptarë, si dhe nxiti anëtarët e Urdhrit për shkarkimin e cilindo personit që është bërë pjesë e këtij mekanizmi antiligjor. "Kundër këtij modeli abuzues e grabitës të qytetarëve duhet të ngrihemi të gjithë. Të bashkohemi në protesta deri në largimin e kryeministrit që frymëzon modelin e grabitjes së shqiptarëve."

Lista e cmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare, siguruar nga Partia Demokratike

Komento

Komente

  • Bzbsnssnn: 24/01/2019 16:54

    Hapni faqen e urdherit o toca. Aty e keni listen e cmimeve. Aty e kane marre dhe keta. Te paafte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?