Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha klinikat dentare duhet të qëndrojnë të mbyllura për shkaqet e pandemisë Covid-19. Klinika Stomatologjike Universitare është e vetmja klinikë ku qytetarët mund të drejtohen për urgjencat dentare.
Mjekja kirurge Eriselda Simoni, tregoi për Report Tv se në Klinikën Stomatologjike Universitare duhet të drejtohen vetëm qytetarët që kanë dhimbje.
Mjekja tregon se për shkak të situatës së COVID-19, fluksi është më i lartë se në një ditë të zakonshme, ku mesatarisht paraqiten 40-50 raste brenda ditës.