Alberto Zangrillo, drejtor i Kujdesit Intensiv në spitalin San Raffaele në Milano, gjatë një interviste në televizionin Italian tha se "koronavirusi nuk ekziston më klinikisht" dhe se “është e mundur që ai të zhduket përgjithmonë”.
Zangrillo tha gjithashtu se një studim i bërë nga drejtori i Institutit të Virologjisë, Profesor Clementi, së bashku me Universitetin Emory të Atlantës, ka treguar se testet e tamponit të kryer në dhjetë ditët e fundit kanë treguar se ngarkesa virale është ulur.
“Virusi nga pikëpamja klinike nuk ekziston më. Kthimi në jetën normale do të ishte pra më afër sesa mund të mendojmë. Është e mundur që Covid të zhduket përgjithnjë, siç ka ndodhur me Sars dhe Mers”.
Alberto Zangrillo tha gjithashtu që të paktën edhe gjatë qershorit njerëzit duhet të vazhdojnë të ruajnë rregullat themelore si përdorimi i maskës dhe shmangia e tubimeve.
Por deklarata e Alberto Zangrillo ka ngjallur shumë polemika, gjithsesi deklarata e tij bazohet në një studim...
Studimi i San Raffaele
Gjithçka buron nga një studim i kryer nga Spitali San Raffaele në Milano, sipas të cilit midis marsit dhe majit sasia e viruseve të pranishëm në subjekte pozitive është ulur ndjeshëm. Siç është raportuar nga 'Corriere', Massimo Clementi, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së San Raffaele dhe profesor në Universitetin Vita-Salute, shpjegoi- "Ne analizuam 200 nga pacientët tanë duke krahasuar ngarkesën virale të pranishme në mostrat e marra me tampon. Rezultatet janë të jashtëzakonshme: aftësia agresive e virusit në maj është dobësuar jashtëzakonisht shumë në krahasim me agresivitetin e muajit mars.
Tani është një sëmundje ndryshe
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që virusi ka krijuar mutacione, nuk ka asnjë provë të besueshme për këtë. Por ajo që ka ndryshuar është manifestimi klinik. Ky ndryshim gjithashtu mund të jetë për shkak të kushteve klimatike, të cilat tani janë më të favorshme.