Komisioni hetimor i Shëndetësisë për koncesionet e sterilizimit dhe check up vijon marrjen e dëshmisë së ish zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj prej orës 10:00 të paradites së sotme.
Pas 5 orëve dëshmi, Rjepaj u mor në pyetje për koncesionin e check up.
Rjepaj ka qenë kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit si të sterilizimit ashtu dhe të check up-it, gjithashtu ai ka qenë dhe pjesëtar grupi për hartimin e procedurave të këtij koncesioni.
Gjatë dëshmisë së tij Rjepaj tregoi pse u dha me koncesion check-up.
Klodian Rjepaj: Ne kondicionuam koston për njësi
Zheni Gjergji: Pse u aplikua tvsh në këtë kontratë?
Klodian Rjepaj: Nuk e di këtë. Nuk mund të përgjigjem
Zheni Gjergji: Pse menduat që të jepej me koncesion Privatit
Klodian Rjepaj: Ka pasur risi. Disponueshmëria e një sistemi të logjistikës,digitalizimi i materialeve dhe mjeteve nuk ekzistonte. …Dhe këtu është rrisku i menaxhimit të programit.
Në aspektin e planifikimit u mendua që të bëhej brenda qendrës klinike. U mendua që një operator privat të shërbente si mbështetës i praktikës që do të bëhej nga mjekët dhe infermierët.”
Zheni Gjergji: Edhe pse e kemi dhënë sot laboratorin e spitaleve rajonale me koncesion pas datës 13 të çdo muaji laboratori nuk jep shërbim. Kjo është pay/use
Pse e bëtë me numër fiks pra 475 mijë ekzaminime?
Klodian Rjepaj: U bë fiks se ne vumë çmimin e paketës të kondicionuar nëse do të bëhej pay/use do të vinte një tjetër ofertë që do të kalkulonte të gjithë shpenzimet dhe kostoja do të ishte shumë e lartë. Ne kondicionuam cmimin që do të paguanim për person, kondicionuam dhe cfarë kërkonim dhe ia lamë privatit të paraqeste një model biznesi.Zheni Gjergji: Numrat e njerzëve janë ende shumë të uleta nuk kemi arritur edukim të njerëzve
Albana Vokshi: Cilin kriter plotësonin përvec atij të Vilma Nushit?
Klodian Rjepaj: Janë vlerësuar sipas dokumentit të standardit.
Albana Vokshi: Më sqaroni licencat?
Klodian Rjepaj: Nuk I mbaj mend kanë kaluar 11 vite. Nuk mbani mend “Markegting and distrubution’ dhe ‘Trimed’ nuk kishin eksperienca dhe kishin marrë licenca dy ditë më parë?
Në bazë të ligjit nuk ka rëndësi se kur e merr licencën. Nuk I mban mend duhet të shoh dosjen. Ka kaluar 11 vite.Albana Vokshi: Trimedi kishte vetëm licencë për barna. Janë shkelur kriteret. A e di që nuk kishte licencë dhe as ekspericën paraprake.
Klodin Rjepaj: Nuk e mbaj mend
Ndërkohë, diskutime pati edhe mes ish zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe nënkryetarit të Komisionit Plarent Ndreca lidhur me numrin e personave që do të kryenin Check Up.
Plarent Ndreca: Ministria e Shëndetësisë e kishte detyrim ligjor që të realizonte për të gjitha grupmoshën 40- 65 vjeç pa pagesë kontrollin mjekësor bazë, pse zgjodhët të vendosej një shifër prej 475 mijë persona, kur numri nuk ishte aq, pse e ulët këtë numër?
Klodian Rjepaj: Ka qenë target grupi 990 mijë persona dhe kjo fashë është fasha që nga ministria e financave na u tha që mbulimi do të jetë për gjysmën dhe vlera e ofertës ishte e tillë që paguheshin për person për analiza dhe aty përfshihej i gjithë sistemi i logjistikës dhe materialet e tjera në funksion të kësaj. Ministria e aprovojë për gjysmën dhe kjo s’do të thoshte se gjysma tjetër s’do ta merrte këtë shërbim.
Plarent Ndreca: Si do ta merrte kur kishit një numër të caktuar?
Klodian Rjepaj: Nëse do të bëheshin 4900 mijë ndërhyrje do të paguhej për ato ndërhyrje që bëheshin nëse do të bëheshin më pak do të paguheshin për atë numër.
Plarent Ndreca: Nëse në një moment do të vinin të gjithë dhe do ta bënim për një vit a do të mund tja jepnit këtë shërbim, kush i bënte pagesën referuar kontratës?
Klodian Rjepaj: Besoj se nuk kishte tavan, gjithë grupi target do ta merrte këtë shërbim, por asnjëherë nuk vijnë të gjithë sepse nuk ishte me detyrim shërbimi bazë, kjo u bë për të sensibilizuar. Nuk është tavani i pagesës është numri që ministria e Financave mbulon jo në aspektin e numrit maksimal të atyre që mund të vinin por në aspektin që ishte një risk i ndarë mes privatit dhe publikut.
Lajmi kryesor:
Koncesioni i sterilizimit dhe check-up/ Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu për të dëshmuar 8 orë në Kuvend! Rjepaj: Më hodhët në gropë, por do dal i parfumosur
S.G//ReportTv.al