Trajneri Jurgen Kloop ka deklaruar më herët se ‘në merkaton e verës do ketë ndryshime rrënjësore te Liverpool’, ndërsa ka shtuar se do punohet që tani për të mos patur vonesë.
Nuk ka vonuar shumë dhe në pah ka dalë emri i parë për mesfushën. Është folur edhe më herët, por tani sipas ‘BBC’ skuadra angleze e ka serziosht për mesfushorin e Interit Nicolo Barrela. Për rrjedhojë Livepool-i ka kërkuar informacione tek zikaltërit nëse kjo marrëveshje mund të realizohet.
Sipas këtij burimi çmimi i kartonit për italianin është fiksuar në 75 milionë euro, me Interin që ka fiksuar Frenk Kessie-n si zëvendësues.