Jurgen Klopp ka folur me superlativa për kolegun e tij, Pep Guardiolan gjatë një konference për mediat. Liverpooli i Klopp do të ndeshet me Manchester City-n e Guardiolës në fundjavë në ndeshjen që mund të jetë vendimtare titullin e kampionatit të Premier Ligës.
Trajneri gjerman e vlerësoi shumë lart spanjollin duke e cilësuar si trajnerin më të mirë në botë.
“Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Gjatë epokës sime, ai është menaxheri i jashtëzakonshëm”. “Mënyra se si ai ndikoi në futboll. Shumë trofe të fituar, por ai sillet sikur nuk ka fituar kurrë asgjë… dëshira është e jashtëzakonshme”. “Unë shoh ekselencë. Pep është padyshim i tillë”, tha Klopp.
Liverpool dhe Manchester City janë në garë të ashpër për titullin e kampionit në Angli, bashkë me Arsenalin.