Foto nga vendngjarja

Kronikë

Klos/ Aksident i trefishtë në tunelin e ‘Rrugës së Arbrit’, plagosen motër e vëlla! Makinat bëhen copash, shkak parakalimi i gabuar

11 Gusht, 20:24| Përditesimi: 11 Gusht, 20:49

  • Share

Klos- Aksident i trefishtë në Klos të Dibrës, makinat përplasen brenda një prej tuneleve të ‘Rrugës së Arbrit”, duke lënë të plagosur motër dhe vëlla, kurse shkak dyshohet parakalimi i gabuar i një prej mjeteve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme (11 gusht), në fshatin Fshat, brenda në tunel, kur janë aksidentuar me njëri-tjetrin tre automjete, me drejtues L.R., K.A., dhe I.Z., informon paraprakisht policia vendore.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit, K.A., së bashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti”, bëri me dije policia vendore.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur ‘Ura e Vashës”. Pamjet tregojnë shkallën e rrezikshmërisë për jetën të këtij aksidenti.

Policia që ka shkuar në vendngjarje bëri edhe largimin e mjeteve të përfshira, për të liruar trafikun dhe shmangur ngjarje të tjera tek drejtuesit dhe udhëtarët.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?