Është gjendur sot (9 maj) trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, i riu të cilin e zuri poshtë një masiv dheu teksa ishte duke gërmuar me fadromë në vendin e quajtur Qafa e Burrelit.
Burime për Report TV bëjnë me dije se trupi i pajetë u gjet nga ushtria e Kosovës, përmes qenve gjurmues.
Aksidenti fatal për të riun, ndodhi më 3 maj ndërsa bëhet me dije se 29-vjeçari punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel, e cila shfrytëzohet nga një kompani kineze.
Ndërkohë një ditë pas ngjarjes tragjike në pranga ra drejtuesi teknik i punimeve, Ademir Lala, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Prokuroria e Dibrës po kryen veprime hetimore e më pas trupi do të niset për morg.
Komente
