KLOS- Një 65-vjeçar është gjendur i pajetë mbrëmjen e sotme, 11 qershor, në fshatin Xibër të Klosit. Selim Velsula është gjetur pa shenja jete pranë pronës së tij dhe dyshohet se është vrarë me thikë.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes, por për momentin nuk rezulton që viktima të ketë pasur konflikt me ndonjë person. Nga këqyrja paraprake e trupit, mësohet se 65-vjeçari kishte dëmtime të shkaktuara me thikë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Policia vijon kontrollin e zonës dhe mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të krimit.
Njoftimi i policisë
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komente
