Pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja

Kronikë

Klos/ I zhdukur prej disa ditësh, vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që e zuri poshtë masivi i dheut

8 Maj, 14:20| Përditesimi: 8 Maj, 17:09

  • Share

Në Klos edhe sot vijojnë kërkimeve për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, të cilin e zuri poshtë një masiv dheu teksa ishte duke gërmuar me fadromë në vendin e quajtur Qafa e Burrelit.  

Kërkimet vijojnë me ndihmën e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Bashkë me forcat tona të ushtrisë, efektivët nuk lejojnë asnjë banor të zonës të futet në përroin ku po kërkohet.

Ministria e Mbrojtjes njofton se forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit janë:

* Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.

* Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.

* Policia e Shtetit: 24 efektivë.

* Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.

* Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.

* Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.

* Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.

Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit. njofton më tej Mbrojtja.

Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel, e cila shfrytëzohet nga një kompani kineze. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes fatale. 

Ora 17:05
Klos/ Pamje nga kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që e zuri poshtë masivi i dheut

Në Klos edhe sot vijojnë kërkimeve për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, të cilin e zuri poshtë një masiv dheu teksa ishte duke gërmuar me fadromë në vendin e quajtur Qafa e Burrelit.  

Xh.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?