KLOS- Pesë punonjës të kompanisë minerare ‘Shkalla Sh.p.k’ janë vënë nën hetim pasi kryenin shpërthime me lëndë plasëse në një minierë më shumë se sa u lejohej. Nën hetim është vënë drejtuesi teknik, magazinieri dhe 3 zjarrmtarët këtyre të fundit u kishte skaduar afati i dëshmisë së aftësisë për këtë profesion që në maj.
Gjatë muajve të monitorimit miniera shpërtheu 1 mijë e 153 kg lëndë plasëse.
Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.