DIBËR- Një makinë ku udhëtonin dy turistë francezë ka dalë nga rruga në fshatin Xibërr-Hane të njësise administrative Xibërr, bashkia Klos. Burime të sigurta bëjnë me dije që makina ka rënë rreth 30 metra në greminë.
Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë pikasur makinën që ka dalë nga rruga dhe pasi kanë mbërritur kanë konstatuar se bëhej fjalë për dy turistë francezë të cilët i kanë nxjerrë nga makina ku ishin bllokuar.
Mësohet se francezët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pamjet që shihni përbri, janë pasojat e aksidentit të rëndë në Klos ku mbetën të plagosur dy turistë francezë. Dy turistët që vizitonin vendin tonë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa janë transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën përkatëse mjekësore.
Shyqyr, bravo banoreve fisnike
Përgjigju