Klos/ U konfliktua me vëllanë e tij, arrestohet 38-vjeçari! Sekuestrohet një pistolë  

22 Qershor, 10:52| Përditesimi: 22 Qershor, 12:09

  • Share

KLOS - Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi për motive ende të paqarta, u konfliktua verbalisht me vëllanë e tij.

Në banesën e 38-vjeçarit të identifikuar me inicialet R.T., në fshatin Gurrë e Vogël, blutë gjetën dhe  sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

“Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël,  për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme,  u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?