Klos/ ‘Ujin e kemi dhuratë nga Perendia, nuk lejojmë ta grabisë Qeveria’! Banorët e fshatit turistik kundër hidrocentraleve

13 Shtator, 09:30| Përditesimi: 13 Shtator, 09:53

  • Share

Banorët e fshatit Guri i Bardhë në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos kundërshtojnë ndërtimin e dy HEC-eve  “Guri i bardhe 1” dhe “Guri i Bardhe 2” nga kompania "Gealb Energy" në pronësi të Genc Mërkurit.

Banorët dolën sërish në protestë këtë të enjte, duke kërkuar anulimin e lejeve. Sipas tyre hec-et dëmtojnë burimet ujore të zonës dhe ekosistemin. Futja e ujit të tuba e fshatin Gurë I Bardhë pa ujë të pijshëm dhe vaditje.

“Ujin e kemi dhuratë nga Perendia dhe rrugën Italia, por ujin do të na e grabisë Qeveria. Kjo është thikë pas shpine. Po të bëhen HEC-et as dhitë s’kanë ku të pinë ujë, e jo më njerëzit”, thanë banorët.

Banorët janë të vendosur që nuk do lejojnë ndërtimin e këtyre hidrocentrale, fshati i tyre është përzgjedhur nga Qeveria në listën e 100 fshatrave turistikë dhe ata synojnë të investojnë në agro-turizëm.

"Është bërë një njoftim online nga AKM për dëgjesë publike por këtu nuk ka asnjë institucion. Mungon Agjencia e Mjedisit, investitori i HEC-it dhe Bashkia. Nuk është paraqit asnjeri, ne për tu kundërpërgjigjur duke dalë në protestë”, thanë banorët.

“Kjo zonë ka bukuri natyrore, është çmenduri të ndërtohen HEC-e. Ne nuk e lejojmë shkatërrimit. Aty ku parashikohen ndërtimet është shpella e Dukës, ku mund të bëhet një atraksion i bukur turistik”, thanë në tej.  

Shtatë vite më parë është miratuar leja për ndërtimin e 2 HEC-eve në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të Zallit të Dishit dhe të Shehut, ndërkohë që banorët e kundërshtojnë këtë projekt. Ndonëse kompania që ka marrë me koncesion ndërtimin e këtyre HEC-eve nuk ka nisur ende punën, banorët kërkojnë anulimin e lejes së dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?