Klos/ Zjarr në pyllin e fshatit Kurdari, helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve

15 Korrik, 18:42| Përditesimi: 15 Korrik, 18:49

  • Share

Një helikopter Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos.

Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore në vendin e quajtur Balgjaj, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e helikopterit për të neutralizuar flakët për shkak të terrenit të vështirë. 

“Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore. Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri”, njoftoi ministria.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?