Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Fatos Klosi thotë se Sali Berisha ishte përfituesi kryesor nga vrasja e Azem Hajdarit, i cili u ekzekutuar afës ish-selisë së PD-së, si sot 25 vite më parë. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Klosi tha se Sali Berisha gjithmonë ka mashtruar dhe sajuar ngjarje në funksion të propagandës së tij politike.
‘Mua më çudit fakti që akoma merreni me Berishën! Berisha njeriu që mashtron më shumë nga të gjithë që sajon ngjarje në funksion të politikës së tij dhe me çështjen Hajdari e trajtoi si deshi. Vazhdon që ta përdorë. Ka pasur plot indice. Ai ndihmoi! Nga pikëpamja e përgjithshme Berisha përfitoi nga vrasja e Azem Hajadrit. Berishën e kishte kërcënuar seriozisht edhe për drejtimin e PD-së. Unë nuk isha në Tiranë asokohë, e kishim paralajmëruar Azemin e dinim se ishte i kërcënuar.’- tha Klosi.
Klosi rikujtoi se Sali Berisha, vetëm pak minuta pas vrasjes doli publikisht dhe hodhi akuza e madje pretendonte edhe se e dinte se kush ishin vrasësit.
'Berisha nuk ka pranuar asnjëherë që të jetë dëshmitar. E di që prokuroria pretendoi që ta pyeste. Por për pak minuta pas vrasjes Sali Berisha doli se e dinte se kush ishin vrasësin. Vetëm 20 minuta ai ishte i pari që desh të tregonte se unë i di të gjitha. Berisha bëri deklarata politike dhe vazhdon akoma të thotë. E ka çuar paq deri tani.’- tha Klosi.
Sipas Klosit, Berisha është marrë vetëm një herë një pyetje në policiën e Tiranës, herë për të cilën u tremb shumë pasi sipas tij e di se ka shumë gjynahet në supe.
Duke u ndalur tek kërkesa e Ramës që SHISH të përfshihet në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, pak ditë më parë në Asamblenë e PS-së, Klosa tha se kreu i qeverisë nuk kishte pse ta bënte publikisht, pasi sipas tij SHISH është institucion në varësinë e kryeministrit.
‘SHISH ka si detyrë kryesor ndjekjen e të gjitha fenomeneve që cenojnë sigurinë kombëtare. Por nuk është SHISH që të ndjekë fenomene të tilla brenda qeverisë. Është e ndaluar me ligj. Shërbimi nuk mund të punojë kundër deputetëve dhe kundër ministrave. Ata kanë përgjimin, por atë e bën prokuroria. Prokuroria bashkëpunon me SHISH por s’mund ta ketë si objektiv që të ndjekë funksionarë të lartë të shtetit. për ta është vetë struktura e saj. Rama do të tregojë që me këtë është i hapur. Rama i ka veglat, Shërbimi është vartës i tij. Nuk duhet ta bënte atë deklaratë. Ai nuk kishte pse ta bënte në TV.’- tha Klosi.
Si duket profesori ende nuk e njeh dhe as e ka marre mundimin per ta lexuar ligjin e organit te cilin ka drejtuar. Ligji, per deputete e ministra, ndalon Sherbimin te mos ushtroje procedurat e miratuara nga Prokurori i Pergjithshem pa marre autorizim nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri. Qe do te thote se ndersa ligji e ngarkon Sherbimin te permbushe misionin ndaj kujtdo qe perfshihet ne nje nder detyrat kryesore te listuara ne nenin 3 te ligjit organik, per deputete e ministra, duhet me pare te kerkoje autorizim me shkrim. Si duket, dhe eshte shqetesues fakti qe thirrje te tilla ne nje kontekst teresisht partiak i behen nje organi informacioni i te cilit duhet te jete larg konsideratave politike. Kjo qasje e cuditshme politike ka nevoje imperative te mbikqyret te pakten parlamentarisht, ne menyre qe Sherbimi te mos rreshkase si ne 92-97 apo me keq 44-91! Gje per te cilen profesori mund me te vertete te jepte ndonje mendje.
Përgjigju