Kronikë

Klosi: Pasuria e malit të Tomorrit nuk mund të shkatërrohet për të bërë biznes me guroret

6 Gusht 2019, 19:06| Përditesimi: 6 Gusht 2019, 19:49

  • Share

Në takimin me të rinjtë e Smile Albania, ministri Klosi theksoi rëndësinë e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe mori shembull malin e Tomorrit, ku foli me të njëjtat tone kundërshtuese për vendimin e gjykatës administrative që refuzon shpalljen e tij zonë të mbrojtur. Ministri Klosi u shpreh se shqiptarët akoma nuk e dinë se mjedisi është i përbashkët dhe duhet mbrojtur. “Ne duam shumë që mjedisi të jetë i mbrojtur, të jetë i pastër por besoj që akoma shoqeria shqiptare nuk ka kuptuar thelbin, nuk e ka kuptuar që mjedisi është i përbashkët , është një pasuri që duhet ta mbrojë gjithësecili nga ne".

Projekti Smile Albania përmes të cilit janë punësuar 500 të rinj, që kanë qenë pjesë e një shkolle verore, në plazhet e jugut, është një mundësi e shtuar në shërbim të dijeve në fushën e mjedisit, ku janë trajnuar nga profesorë dhe ekspertë mjedisorë për të ndërgjegjësuar pushuesit, shoqërinë të mbrojnë mjedisin dhe pasuritë natyrore për turizëm të zhvilluar dhe jetë të shëndetshme. “Me përgatitjen e kësaj shkolle vere ia dolëm që të realizojmë një nga qëllimet e projektit Smile që së bashku me promovimin e turizmit, të kultivojmë tek të rinjtë dashurinë për natyrën, mjedisin. 

500 studentët që u përzgjodhën për projektin Smile janë pjesë e trajnimeve të  vazhdueshme për të bërë atë që është qëllimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit promovimin e turizmit, të zonat tona natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit”, tha ministri Klosi, gjatë takimit me të rinjtë e Smile Albania, në kampin veror në Drimadhes.

 Ne kemi beteja të vërteta në jetën e përditshme në Shqipëri ku mjedisi vazhdon të konsiderohet një pasuri e askujt, ku ndërtimi i disa guroreve në malin e Tomorit shndërrohet në një debat kombëtar ndërkohë që duhet të jetë një debat fare i injoruar nga shoqëria. Nuk mund të bëhet pafundësisht biznes mbi pasuritë kombëtare, nuk mund të shkatërrohet një pasuri kombëtare aq e madhe sic është mali i Tomorrit, mali olimpik shqiptar vetëm për të bërë një biznes gurore”, u shpreh ministri Klosi.

 

Komento

Komente

  • Ani: 06/08/2019 21:37

    MALI ME I BUKUR NE SHQIPERI,,,MALI TOMORRIT TE SHKATARROHET NGA VETE SHQIPTARET,,,TURP,TURP,,TURP,,,,KETYRE UNE I THEM QE JENI BERATAS MASKARENJ....

    Përgjigju
  • Memo: 06/08/2019 19:33

    Te mbrojme mjedisin dhe largohet I. Meta nga biznesi mermerit dhe pllakave te gurit. Dhe pastaj pse jo, me nje PPPP ta grryeje ndonje tjeter....

    Përgjigju
    • navy: 07/08/2019 07:21

      Ilir Meta, Lefter Koka Mafia

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?