Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo në 'Report Tv' tha se Shqipëria ka ngritur më shumë komisione hetimore se çdo parlament tjetër. ai shtoi se nëse kërkesat e kolegëve të opozitës për ngritjen e komisiooneve që ata kërkojnë do të korrigjohen, komisionet do të ngrihen dhe pa u bërë ligji.
"Shqipëria ka ngritur më shumë komisione hetimore se çdo parlament tjetër. Mendojnë se me komisione do i zgjidhin problemet. Në rast se do të ketë një përgatitje më të mirë të kolegëve të opozitës, komisionet hetimore do të ngrihen edhe pa u bërë ligji i ri. Nëse do të shkruani dy letra korrekte, komisioni do të ngrihet. Për inceneratorët kishte një çështje u ngrit komisioni. Dolën të gjithë, pati një sqarim të opinionit publik”, tha Klosi.
"Ju thoni komision për investitorët strategjikë... Kërkesa juaj për të gjithë investitorët strategjikë, bëje konkrete. Kemi dëgjuar ne se kanë rrjedhur të dhënat e TIMS-s", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Tymi i Rithemelimit, Xhaferaj: E vetmja zgjedhje, mazhoranca s'ka shpëtim nga ngritja e komisioneve hetimore! Klosi: Shkruajini korrekt dy letra dhe u pranohen
B.K//ReportTv.al