Kronikë

Klosi: Thirrja e fundit për të mos derdhur ujërat e zeza në bregdet

31 Maj 2018, 22:50| Përditesimi: 31 Maj 2018, 23:03

  • Share

Një ditë para afatit vendosjen e depuratorëve të ujit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri thirrjen e fundit për të gjitha bizneset që i derdhin ujërat e patrajtuar në bregdet apo në shtretërit e lumenjve.

Ministri Klosi theksoi se asnjë nga subjektet që shkelin ligjin nuk do të tolerohet. Nga një hulumtim i inspektoriatit të mjedisit rezulton se vetëm një numër i vogël subjektesh trajtojnë ujërat ndërsa një numër i konsiderueshëm kanë një trajtim të ujërave të zeza nëpërmjet gropave sepktike të cilat për standartet që kërkon zhvillimi i një turizmi elitar në vendin tonë është i patolerueshëm

Gjithashtu nga raporti i Inspektoriatit të mjedisit rezulton se një pjesë e 800 subjekteve nuk kanë leje mjedisore pra ushtrojnë aktivitet në kundërshtim me ligjin. Ministri Klosi deklaroi se në bashkëpunim me ministrinë e infrastrukturës, janë përgatitur standarte të reja për lejet mjedisore të cilat do të sjellin ndryshimin e situatës përsa i përket shkarkimit të ujërave të zeza në det,lumë apo liqen.

Nga ana e tij ministri Gjiknuri vuri theksin në investimet e qeverisë shqiptare në këto vitet e fundit për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave, kryesisht në vijën bregdetare. 

Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, drejtues të lartë të institucioneve ligjzbatuese, drejtues të lartë të institucioneve për përcaktimin e standarteve dhe ekspertë të huaj të cilët sollën modelet më të fundit të depurimit të  ujërave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?