Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilluan mbledhjen e dytë të përbashkët vjetore, ku u miratuan dy rregullore me rëndësi strategjike: ajo për zhvillimin e procedurave të rivlerësimit të magjistratëve dhe ajo për mbledhjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet dy Këshillave.
Në takim morën pjesë drejtues të lartë të drejtësisë si kreu i SPAK, Altin Dumani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të OPDAT, EU4Justice dhe ONM.
Procesi u zhvillua me diskutime gjithëpërfshirëse dhe me kontributin teknik të partnerëve ndërkombëtarë. Dy aktet e miratuara synojnë rritjen e transparencës dhe efikasitetit në administrimin e sistemit të drejtësisë.
Mbledhja e radhës plenare KLP-KLGJ do të mbahet më 16 korrik 2025. Aktiviteti u mbështet nga projekti EU4Justice, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Komente
