Kronikë

KLP dhe KLGJ miratojnë dy rregullore të reja për forcimin e bashkëpunimit institucional

10 Korrik, 21:48| Përditesimi: 10 Korrik, 21:50

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilluan mbledhjen e dytë të përbashkët vjetore, ku u miratuan dy rregullore me rëndësi strategjike: ajo për zhvillimin e procedurave të rivlerësimit të magjistratëve dhe ajo për mbledhjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet dy Këshillave.

Në takim morën pjesë drejtues të lartë të drejtësisë si kreu i SPAK, Altin Dumani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të OPDAT, EU4Justice dhe ONM.

Procesi u zhvillua me diskutime gjithëpërfshirëse dhe me kontributin teknik të partnerëve ndërkombëtarë. Dy aktet e miratuara synojnë rritjen e transparencës dhe efikasitetit në administrimin e sistemit të drejtësisë.

Mbledhja e radhës plenare KLP-KLGJ do të mbahet më 16 korrik 2025. Aktiviteti u mbështet nga projekti EU4Justice, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?