Doloreza Musabelliu

Kronikë

KLP emëron 'gruan e hekurt' prokurore në SPAK me mandat 9-vjeçar! Betohet në presidencë

31 Janar 2020, 10:45| Përditesimi: 31 Janar 2020, 14:29

  • Share

TIRANE- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me shumicë votash emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në SPAK (Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) për një mandat 9-vjeçar. Në mesditë ajo u betua në presdencë.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe vetë kreu i SPAK Arben Kraja.

1580477280_krajaja.jpg

Betimi ne presidence i Doloreza Musabelliut

Doloreza Musabelliu e konsideruar si "gruaja e hekurt" e drejtësisë u konfirmua nga vettingu me shumicë votash dhe pa asnjë problem në të tre kolonat e vlerësimit, pasuri, integritet dhe anën profesionale. Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut.

Më herët ajo ka qenë prokurore e krimeve të rënda ndërsa prej 3 javë nga shkrirja e krimeve ka kaluar si prokurore në tiranë. Dolorez Musabelliu çon në 11 numrin e prokurorëve në SPAK ku më herët janë emëruar dhe dekretuar 8 prokurorë, ndërsa Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u komanduan përkohësisht.

Komento

Komente

  • Justice: 31/01/2020 15:53

    Congratulations!!! Some say they tried hard to leave her out of SPAK but didn’t work. Thank you USA for the great choice!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?