Elizabeta Imeraj

Kronikë

KLP emëron në krye të Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imerajn

26 Mars 2021, 12:06| Përditesimi: 26 Mars 2021, 12:16

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot Elizabeta Imerajn në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

KLP vendosi unanimisht për emrin e Imeraj, e cila do të mbajë këtë detyre për një mandat tre vjeçar.

Deri tani Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara.

Imeraj doli para trupës së vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit para dy ditësh, ku KPK ka kryer hetim në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.

Sipas ILDKPKI, Imeraj ka deklaruar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje si dhe ka dorëzuar deklaratat e pasurisë që prej vitit 2004, gjithashtu nuk kanë lindur dyshime për pasurinë  saj.

Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meni: 26/03/2021 17:29

    Super prekurore, ska goj njeri të flas për të. Jakobsit i vjen keq për shokun e tij që zente për çdo ditë nga një dashnore dhe kjo zonja e hekurt ja plasi në sy. Urime. Ti e ke vëndin për kryeprekurore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?