KLP gjen zëvendësuesin e prokurorit të shkarkuar në Mat, drejtimin e Prokurorisë së Dibrës e merr Rifat Kojku

16 Shtator 2019, 13:05| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 09:29

  • Share

Pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëruar si zëvendës të tij prokurorin Abaz Muça. Ky i fundit është miratuar në këtë pozicion si i përkohshëm dhe ka marrë 8 vota pro tij. Kujtojmë se prokurori Hysni Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 9 Shtator, pasi nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare ai ka balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Gjithashtu në mbledhjen e KLP  është miratuar projekt-akti pёr ndёrprerjen e caktimit tё përkohshёm tё Drejtueses sё Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Dibёr, Esmeralda Keshi (Cami). Kjo kërkesë është miratuar me 8 vota pro ndërsa në seancë mungonin 2 anëtarët Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi. Në vend të Keshit me 8 vota pro është miratuar caktimi i përkohshëm të prokurorit Rifat Kojku në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Esmeralda Keshi ishte një nga prokurorët që kundërshtuan vendimin e Krimeve të Rënda për transferimin e dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës për hetim. 

Po ashtu, në mbledhje u miratua projekt-akti i vlerësimin në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi si dhe për prokuroren Pranvera Pustina.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?