KLP miraton 6 prokurorë të rinj në sistemin e drejtësisë, ja ku do të shërbejnë

12 Korrik 2019, 18:05| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 18:11

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka miratuar projekt-aktet për  verifikim të pasurisë dhe figurës për 6 të diplomuarit te Shkollës se Magjistraturës në 2018 dhe emërimin e tyre si prokurorë dhe caktimin në pozicionin e prokurorëve në vendet bosh.

KLP-ja ka kërkuar infromacione institucionet ligjzbatuese për këta kandidatë para emërimit të tyre si prokurorë dhe më pas vendosi emërimin e tyre në vendet vakante.

Ata janë prokurorët: Eliora Elezi, Erida Visoçi, Mediana Meta, Françesk Ganaj, Odeta Todorushi, Albjona Papajani.

Nëpërmjet Komisionit të Karrierës, KLP vendosi  themelimin e një metode, e cila do të  shoqëroje ketë proces në vite dhe që parashikon: Vetting për kandidatët te cilët emërohen prokurorë për herë të parë në hyrjen e tyre në sistem.

Pas kërkesave të kandidatëve KLP hodhi në votim preferencat e tyre, ndërsa me 11 vota pro vendosi të emërojë këto kandidatë në disa prokurori të vendit.

-Eliona Elezi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Krujë

-Erida Visoçi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Vlorë

-Mediana Meta, emërohet ne Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Kavajë

-Françesk Ganaj, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Lezhë

-Odeta Todorushi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Korçë

-Albjona Papajani, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Berat.

KLP ndjen nevojën e adresimin e çështjes për caktimin e përkohshëm të prokurorëve për shkak të mungeses së rregullores për levizjet paralele dhe rregullores për ngritjen në detyrë të prokurorëve. Të dy këto rregullore po punohen aktualisht nga Këshilli në bashkëpunim me misionin ndërkombetar EURALIUS.

Për Prokurorët me caktim të përkoheshëm me pozicion drejtues të cilët konkurrojnë për SPAK ( konkretisht Donika Prela dhe Elizabeta Imeraj ) të mbeten  në këtë gjendje "status quo" deri në finalizimin e procesit te konkurrimit për SPAK.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?