KLP miraton rregulloren për renditjen e kandidatëve për Kryeprokuror, nesër intervistat! Ibrahimi: Brenda 14 dhjetorit kemi emrin e ri(VIDEO)

12 Nëntor 2019, 11:50| Përditesimi: 12 Nëntor 2019, 19:26

  • Share

TIRANE-24 orë para dëgjesës publike me tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi rregulloren se si do të pikëzojë dhe rendisë të parin dhe të fundin e listës së kandidatëve. Report Tv ka siguruar metodologjinë që ka miratuar në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Intervistat me kandidatët do të transmetohen live nesër, e para që do të dalë para KLP-së do të jetë Arta Marku në orën 09:30, që kërkon një mandat të plotë në krye të Prokurorisë së përgjithshme, më pas do të jetë Fatjona Memçaj 11:00 dhe Olsian Çela në 12:30.

Esmeralda Keshi dhe Tartar Bazaj ka kërkuar të dorëheqjen nga ky votim për shkak të konfliktit të interesit. Ndërsa po ashtu KLP miratoi edhe dorëheqiein nga lista e SPAK të kandidatit Ndini Tavani i cili më herët u shkarkuar nga Vettingu. Përjashtim nga lista e kandidatëve të SPAK, KLP pritet të bëjë edhe për Besnik Muçin i cili është dekretuar tashmë gjyqtarë kushtetues. Ndërkohë në një intervistë për mediat kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, u shpreh se në rastin më të keq, Shqipëria, më 14 dhjetor do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Ai ka shtuar se lista do t'i dorëzohet Kuvendit të enjten. “Në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi. Kreu i KLP tha gjithashtu se të mërkurën do të kryheshin intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

"Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë sa aftësi kanë , plus edhe gradën shkencore. rreth kritereve do të bëhet edhe renditja. Aftësitë profesionale ka nga 1 deri 20 pikë dhe anëtarët e këshillit duhet të shohin eksperiencat e punës dhe pozicionet që kanë bërë. Ne jemi nisur nga portofoli aktual i kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm. Personi që do të shërbejë si P i Përgjithshëm duhet të jetë me cilësi në administrimin publik më shumë. Ligji kërkon që të deklarojmë konflikte të interesit. Cdo anëtarë e bën. Dhe sot u përdorën dy metoda pati anëtarë që menduan se kishte konflikt interesi. Esmeralda Keshi dhe Beluri ngritën dyshimet se nëse do të ishin ne konflikt interesi. Për Tartarin u ngrit nga anëtarët dyshimet. Nesër bëjmë intervistat dhe do të dorëzojmë listën e kandidatëve." tha ndër të tjera Ibrahimi.

Për sa i përket ngritjes së SPAK, Ibrahimi deklaroi se më 25 nëntor do të bëhet gati lista me 8 prokurorët që kanë kaluar Vetingun. Më pas do të marrë kohën e vet edhe këshilli deri në fazat përfundimtare. "SPAK më 25 nëntor do të merret vendimi për  prokurorët që kanë kaluar vendimin. Do të jetë në dorën e Këshillit kjo. Me dy tre javë kohë më pas do të konvertohet. Është proces që kërkon deklarime. Duhet pak kohë për zgjedhjen e SPAK dhe zgjedhjen në administratë në SPAK. " tha ai.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin për metodologjinë për renditjen dhe vlerësimet për kandidatët për prokuror të përgjithshëm))

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 12/11/2019 16:36

    U nisem qe ne gusht,be te bejme po bejme nje mut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?