KLP ndërpret 13 komandime të përkohshme, prokurorët çohen nga Tirana në rrethe

27 Shtator 2019, 15:04| Përditesimi: 27 Shtator 2019, 15:08

  • Share

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur ndërpreprejne komandimeve të përkohshme duke kthyer në vendin ku kanë emërimet 13 prokurorët e parë. Mes hetuesve që do të duhet të rikthehen sipas emërimit me dekret presidenti janë drejtues linjë në Prokurorinë e Tiranës dhe prokurorë me një sërë dosjesh të rëndësishme Kreshnik Ajza që shkon në Tiranë.

Ish drejtuesi i prokurorisë Durrës, Agron Gjana me komandim në Tiranë i cili rikthehet në Durrës. Po ashtu komandimet janë ndëprerë edhe për Suela Belurin, Saimir Brahitin, Gentian Habazaj, Esmeralda Ndoçi, Erjon Shqarri, Elidon Hysenaj, Edina Kurti, Ajola Ymeri, Agim Dalipaj, Astrit Halili, Arben Allajbeu.

Ndërkohë për drejtueset e komanduar anë prokurorinë e krimeve të rënda Donika Prela dhe atë të Tiranës Elisabeta Imeraj, KLP nuk pati asnjë kërkesë për ti ndërprerë mandatin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?