Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.
Më 31 maj 2021 Gjykata e Posaçme dënoi Sali Hasën me 2 vite burg që u konvertua në 4 vite shërbim prove për akuzën e "korrupsionit" ndërsa u shpall i pafajëshëm për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë".
"Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit S.H., në kohën e shkeljes disiplinore, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkeljen e parashikuar nga neni 148/d, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar" thuhet në njoftimin e KLP-se
Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, më 19 qershor 2021 pasi nga hetimet e SPAK rezultoi se kishte pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.
Bashkë me të janë u vunë në pranga edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
GJKKO dënoi Julian Zerjan me 8 muaj burg. Napolon Hodajn (me detyrë OPGJ) e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtronte asnjë funksion publik. Bledar Hajredini e dënoi me 3 vite shërbim prove. Emiljano Mirani e dënii me 1 vit e 6 muaj burg. Markeljan Alinani u dënoi me 2 vite burg. Elisona Papa 16 muaj shërbim prove dhe shuarje të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Qerim Ruci u dënua me 1 vit e 6 muaj burg.