KLP u bën thirrje prokurorëve që kaluan vetting-un, aplikoni për vendet në Gjykatën Kushtetuese

7 Tetor 2020, 12:53| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 16:52

  • Share

Institucionet e drejtësisë shpresojnë ta gjejnë brenda vetës zgjidhjen e ngërçit që prej dy vitesh ka pllakosur gjykatën kushtetuese.

Me anë të një thirrje publike Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka kërkuar të gjithë prokurorëve të cilët kanë kaluar me sukses procesin e vettingut në të dyja shkallët të aplikojnë për dy vakanca në gjykatën kushtetuese.

Në ftesën e KLP thuhet ‘’inkurajon prokurorët që kanë kaluar me sukses të dyja shkallët e vetting të aplikojnë për dy vakancat e shpallur nga presidenti dhe kuvendi‘‘.

E për ta bërë më joshës këtë ftesë KLP garanton të gjithë prokurorët se në përfundim të mandatit si anëtar i kushtetueses për këdo prokuror që do të aplikojë e zgjidhet ata sdo të mbeten në rrugë, por do të marrin një post karriere nga ky këshill.

Aktualisht kushtetuesja është me 4 anëtarë nga 9-të që duhet të ketë ndërsa këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon verifikimet për aplikimet e bëra më herët.

Thirrja e KLP për prokurorët vjen në një moment kur vetë ky këshill është me dy anëtarë mangët pas shkarkimit të Besnik Canit dhe Arben Dollapajt. Cani e Dollapaj zëvëndësohen nga mbledhja e prokurorëve me votim, mbledhje e cila thirret nga kryeprokurori Olsian Çela.

Por interesit të ReportTv se përse nuk thirret kjo mbledhje prokuroria e përgjithshme i është përgjigjur se shkak mbetet Covid-19, paçka se prokurorët cdo ditë janë në punë edhe nëpër salla gjyqesh të mbushura me publik me masa mbrojtëse.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?